Ditën e sotme ka dalë rezultati final i votimeve në primaret e Rithemelimit për shumicën e bashkive të vendit. Në Shijak është mbyllur numërimi i votave të primareve. Kandidati fitues nga primaret është Rezeart Tusha me 333 vota, ndërsa Astrit Hoxha në vend të dytë me 90 vota.
Në primaret e Shijakut garuan edhe Agim Rameta dhe Fatbardh Gjata
Procesi i votimeve është mbyllur dhe në Kolonjë, ku fitues është shpallur Ethem Lumani. Lumani ishte i vetëm si kandidat në primare.
Pogradec
Me 2 vota më shumë se Oligert Muçllari, primaret në Pogradec i ka fituar Zini Tollozhina. Tollozhina një emër shumë i njohur për selinë blu të qytetit liqenor.
Zini Tollozhina ka fituar 291 vota ndaj 289 vota të Oligert Muçllarit çka tregon se gara ka qenë e hapur deri në votat e fundit.
Zini Tollozhina është nga emrat e njohur të partisë demokratike Pogradec, madje është nga themeluesit e kësaj dege, por vitet e fundit nuk ka qenë shumë aktiv. Fitorja e tij tregon se një pjesë jo e vogël i ka qëndruar besnik kryetarit.
Devoll
Elvis Hajdërlli fiton me diferencë të madhe votash primaret në partinë demokratike të Devollit. Pas numërimit të votave Elvis Hajdërlli ka marrë 1184 vota ndërkohë që Vojsava Bregu 156 vota dhe Xhensila Kapo 18 vota.
Elvis Hajdërlli mësohet të ketë pasur mbështetjen e deputetit të Partisë Demokratike të Devollit, Bledion Nallbati.
Maliq
Mbyllet procesi i numërimit edhe në degën e Partisë Demokratike të Bashkisë Maliq. Primaret janë fituar nga Alfred Gega me 920 vota nga 1236 votues duke lënë kështu në vendin e 2 të kandidatin Alfred Berberi me 315 vota.
Cërrik
Në Cërrik është mbyllur numërimi, ku Servati Duzha është shpallur fitues me 260 vota.
Kurbin
Mbyllet procesi i numërimit në Kurbin. Fitues është shpallur Behar Haxhia me 1358 vota nga 1800 votues total.
Mirditë
Nga 817 votues, kanë dale në balotazh Albert Mylyshi dhe Aleksandër Lala.