Presidentja e KE vizitë në Tiranë/ Negociatat, Rama: Tani fillon puna!

Miks Albania

Kryeministri Edi Rama në konferencën e përbashkët me presidenten e KE u shpreh sfida për anëtarësimin sapo ka filluar edhe pse tani bëhet më e vështirë. 

“Sot është një ditë shumë e veçantë dhe sot ju nuk do ta përsërisni fjalinë me të cilën keni mbyllur të gjitha konferencat e mëparshme të shtypit. Ne duam të fillojnë negociatat. Sot keni ardhur në Shqipëri pasi tani Shqipëria është ulur në tryezën e negociatave për negocim dhe ka hapur grup kapitullin e parë duke hyrë në fazën e re, dhe kur të vini përsëri në konferencën duam të vini duke thënë ne duam anëtarësimin e Shqipërisë në BE. Ne jemi shumë të vendosur në këtë, skuadra jone e negociatave ka treguar në Bruksel që është në lartësinë e duhur. E dimë që sfida bëhet e vështirë”,-tha Rama. 

Copyright © 2024 Miks News. All rights reserved.