Presidenti Begaj, miraton ligjet për rritjen e pagës së tij, ministrave, deputetëve dhe administratës

Presidenti i Republikës Bajram Begaj ka dekretuar ligjet për rritjen e pagave për për deputetët, ministrat dhe për punonjësit e administratës.

Projektligjipër rritjen e pagave u miratua në seancën e kaluar në Kuvend.

“Të nderuar, referuar interesit të medias mbi dekretimin nga ana e Presidentit të Republikës Sh.T.Z Bajram Begaj të paketës së plotë të reformës së pagave, më poshtë gjeni të firmosura ditën e sotme 3 dekretet përkatëse:”, thuhet në njoftimin e presidencës.

Me këtë rritje paga e deputetëve dhe qeveritarëve do të dyfishohet.

Copyright © 2024 Miks News. All rights reserved.