Presidenti Bajram Begaj do të marrë pjesë në ceremoninë e kurorëzimit të Mbretit Charles III.
Këtë lajm e ka konfirmuar ambasadori britanik, Alastair King Smith përmes disa fotove të publikuara në një postim në rrjete sociale.
Ai ka zhvilluar një takim në presidencë me presidentin Begaj, ku është shprehur se është i lumtur që Begaj nuk të mungojë në këtë ngjarje historike për Britaninë por do t’i bashkohet liderëve botërorë.
Pjesëmarrja e presidentit Begaj në ceremoninë e kurorëzimit sipas ambasadorit britanik , është një dëshmi e marrëdhënies së fortë që ka Mbretëria e Bashkuar me Shqipërinë.
“Shumë mirë të takohesha me Presidentin Bajram Begaj para vizitës së tij në Mbretërinë e Bashkuar për të marrë pjesë në kurorëzimin e Mbretit Charles III dhe Mbretëreshës Camilla si një dëshmi e marrëdhënies së fortë mes Mbretërisë së Bashkuar dhe Shqipërisë.
I gëzuar që Presidenti Begaj do t’i bashkohet liderëve botërorë për të shënjuar këtë ngjarje historike”, tha ambasadori.
Kurorëzimi i Mbretit dhe Mbretëreshës do të kryhet më 6 Maj 2023.