Prekëse/ Shokët mbushin me lule bankën e ekselentit që humbi jetën tragjikisht në aksident

Ka ndërruar jetë në spital dy javë pas aksidentit tragjik në Luginën e Patokut, 16-vjeçari Flavio Mankollari.

Mbrëmë, Gjimnazi “Qemal Stafa” ka shprehur ngushëllime për Flavion, përmes një mesazhi tepër të ndjerë në rrjetet sociale. Mësuesit shkruajnë se 16-vjeçari ishte nxënës i dalluar dhe kishte përfunduar vitin e parë me të gjitha 10-ta.

“Shumë lot sot në shkollën tonë nga nxënës e mësues, kësaj here jo lot gëzimi por lot trishtimi, për një humbje të parakohshme.

Me keqardhje të thellë njoftojmë ndarjen nga jeta të një nxënësi të shkëlqyer ekselent i cili ne, shokëve dhe shoqërisë do të na mungojë shumë Flavio Mankollari, si pasojë e një aksidenti automobilistik …

Një nxënës ekselent, një fëmijë i kompletuar, një yll djalë i cili i dha dhe kishte shumë për ti dhënë shoqërisë. Një nxënës që mbylli me 10.0 klasën e 10-të, i cili do të shijonte bursën e ekselencës si një qemals sivjet dhe që gjatë gjithë jetës së tij shkollore nuk njeh një notë 9-të të marrë dhe vetëm sjellje shembullore dhe një zë i ëmbël, i fuqishëm në jetën shkollore, promovues i vlerave dhe virtyteve njerëzore!

Të duam shumë Flavio, do të të kujtojmë gjithmonë me mall në çdo moment të bukur të jetuar për këto kohë që kaluam bashkë!  U prehsh në paqe yll i bukur!”– thuhet në postim.

Copyright © 2024 Miks News. All rights reserved.