Kreu i PD Sali Berisha në një reagim në Tik Tok ka folur lidhur me gjendjen e tij shëndetësore.
Berisha shprehet se pas ndërprerjes së shkurtër për shkak të gripit, ka besim se ky vit do të jetë plot shpresë dhe se do të realizohet të gjitha projektet në interes të vendit.
Gjithashtu Berisha ka folur për shumën e grabitur në banesën e ish-këshilltares në Kryeministri Alda Klosi, duke theksuar se ky rast është heqja e kapakut të një pusete, ku vërshoi në të katërta anët llumi qeveritar.
Reagimi
Nis me kënaqësi sot komunikimin direkt me ju, pas një ndërprerje të shkurtër për shkak të një gripi. Unë duke ju shprehur mirënjohjen për mbështetjen tuaj cilësore dhe shumë të rëndësishme, gjithashtu dua të shpreh besimin se ky vit do të jetë një vit i madh shprese, një vit në të cilin ne do realizojmë projektet tona në interesin tonë dhe të vendit.
Krahu tjetër është një kaos, është sot më i deskrituar se kurrë. Rasti i Rozeta Dobi-t, Alda Klosit është heqja e kapakut të një pusete, në të cilët vërshuan në të katërta anët gjirizet e llumit qeveritar. Në këtë kontekst ajo që bën më përshtypje është se si ka mundësi një njeri që vjen me një apartamet të 40 m2 në Tiranë, lumturohet me 7 të tjera të tilla, pa llogaritur makinat, bizhutë etj, etj. Por po kaq përshtypje të bën fakti se Edi Rama bëri gjithçka fillimisht të fshihte identitetin e Alda Klosit, pasi këtë kishte bërë në raste të tjera me sukses me ministrat e tij kur ishin vjedhur banesat si Gjiknuri apo flitet për Beqja e Spiropali e të tjerë.
Sidoqoftë ne sot jemi në një përpjekje të re, në fushatën për zgjedhjen e Këshilltarëve për Komunat dhe Bashkitë. Le të bëjmë gjithçka për të zgjedhur më të mirët në parlamentet lokale dhe nuk ka diskutim se më të mirët gjenden midis jush të dashur të rinj e të reja që ndiqni TikTok-un. Ndaj ju ftoj me guxim të merrni pjesë në këtë fushatë në të cilën ju do t’i bëni qytetet tona më të lira, më demokratike, më të bukura! Faleminderit dhe një herë një vit të mbarë!