Porositi vrasjen e bashkëshortes, flet vëllai i Liridonës: I kemi dhënë dy ditë besë familjes së Naim Murselit

Liridona Ademaj Murseli, 30 vjeç u vra në sy të dy fëmijëve të saj të mitur mbrëmjen e 29 nëntorit në Prishtinë.

Ngjarja tronditi vendin pasi fillimisht u raportua si grabitje, por ditën e djeshme policia arrestoi si të implikuar në krim bashëkshortin e viktimës.

Naim Murseli dyshohet se ka paguar 30 mijë euro Gravnit Plavën për t’i vrarë bashkëshorten.

Liridonës iu dha lamtumira ditën e djeshme, por familja e saj kërkon zhvarrosjen e trupit pasi dëshirojnë që 30-vjeçarja të prehet në fshatin e saj të lindjes, në Rracaj.

“S’ka pas problem, asnjëherë. Motra jonë ishte e ndershme. Po është e vërtetë do zhvarrosim trupin e saj nga atje me dashje ose pa dashje”, ka deklaruar Ademaj për Insajderin..

Ai gjtihashtu ka thënë se i kanë dhënë dy ditë besë familjes Murseli.

“I kemi dhënë dy ditë kohë, edhe shumë e kanë”, ka deklaruar ai.

Sakaq, policia në raportin e saj 24-orësh bëri me dije se ka gjetur dhe ka konfisktuar pistoletën e cila dyshohet se është përdorur  në krim me 19 fishekë si dhe makinën.

Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje. Rasti është kualifikuar si “Vrasje e rëndë”.

Copyright © 2024 Miks News. All rights reserved.