Porositën vrasjen e Gjin Ndojit, Martinaj, Gjoka e Behar Bajri i shkuan në varrim

Detaje të reja janë zbardhur lidhur me operacionin e SPAK, ku në pranga ranë të paktën 6 persona, mes të cilëve një prokuror, një zyrtar i lartë policie e një biznesmen.

Sipas Klan News kanë qenë përgjimet që fundosën grupin kriminal. Biznesmeni Pëllumb Gjoka del në përgjime duke bërë plane me Behar Bajrin për të kryer vrasje. Behari i shpjegon se kishte kontaktuar persona të ndryshëm jo shqiptarë, por kombësi të tjera për të realizuar vrasje, por më vonë rezulton se vrasjet i kryen shtetas shqiptarë.

Duket se objektivi ka qenë vrasja e Gjin Ndojit.

Po referuar burimeve të Klan News në biseda flitet për shumat që do të paguheshin për realizimin e vrasjeve. Në biseda del po ashtu Pëllumb Gjoka, teksa thotë që të jepen sa para kërkohen, vetëm vrasja të kryhet.

Pas vrasjes së Gjin Ndojit alias Gjin Boriçi në 2020 të dyshuarit Pëllumb Gjoka, Ervis Martinaj, Edmond Preka dhe Behar Bajri i shkuan edhe në varrim.

Copyright © 2024 Miks News. All rights reserved.