Policia ka zbardhur më në fund se kush fshihet pas dy zjarrvënieve në lokalin e reperit të njohur Rigels Rajku, i njohur me emrin e artit si Noizy. Bëhet fjalë për një të afërm të familjes Rajku.
Policia njoftoi mëngjesin e kësaj të enjteje se ka arrestuar në flagrancë Eraldo Musteqjen,26 vjeç.
“Nga veprimet e shpejta dhe profesionale policore, 26-vjeçari (lidhje familjare e shtetasve të dëmtuar) u kap në flagrancë mëngjesin e sotëm, pasi i kishte vënë zjarrin një lokali në lagjen “Currilat”, në pronësi të shtetasit B. R”, njoftoi policia.