Këmbësorët “rebelë” që nuk kalojnë në vijat e bardha do të ndëshkohen me gjobë nga Policia Rrugore.
Ashtu sikurse ishte paralajmëruar, uniformat blu kanë mbushur gjobat e para ndaj qytetarëve që nuk e kanë kaluar rrugën, në vendin që është i përcaktuar për ta.
Ata janë ndëshkuar me 1000 lekë gjobë për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.
Kalimet e gabuara nga ana e këmbësorëve janë bërë shpesh burime aksidentesh. Për të parandaluar këtë situatë, policia ka ndërmarrë këtë hap me qëllim sensibilizimin e të gjithë këmbësorëve që t’i respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor. Ndëshkimet do të vijojnë ndaj të gjithë shkelësve.