Po priste dru, 56-vjeçari nga Mirdita humb jetën tragjikisht

Miks Albania

Një 56-vjeçar në Mirditë ka humbur jetën tragjikisht duke prerë dru.

Policia njofton se rreth orës 13:00, shtetasi M. Gj. 56 vjeç, banues në fshatin Domgjon, dyshohet se ka qenë duke prerë dru në fshatin Gjakëz dhe aksidentalisht i ka rënë një dru në kokë.

Për shkak të dëmtimeve, shtetasi M. Gj. ka humbur jetën gjatë transportimit në spital.

Grupi hetimor në vendngjarje po kryen veprimet hetimore për zbardhjen e rrethanave të rastit.

Copyright © 2024 Miks News. All rights reserved.