Goditet shtëpia e prostitucionit në Tiranë, arrestohen dy vietnameze

Policia e Tiranës ka goditur një tjetër rast të ushtrimit të prostitucionit në ambientet e një shtëpie të marrë me qira, duke vënë në pranga dy shtetase vietnameze.

Gjatë operacionit të koduar “Ilegal chat”, shërbimet e Komisariatit Nr. 2 arrestuan 51-vjeçaren me iniciale Th. A. dhe 33-vjeçaren me iniciale Th. P., të cilat dyshohet se e ushtronin këtë veprimtari kriminale në një apartament në rrugën “Naim Frashëri”.

Hetimet treguan se gratë i siguronin klientët duke komunikuar me persona të ndryshëm përmes rrjeteve sociale, ku linin edhe takimet.

Tashmë materialet i kanë kaluar Prokurorisë së Tiranës, ndërsa po vijon puna për të identifikuar persona të tjerë që mund të jenë përfshirë në këtë rrjet ilegal.

Copyright © 2026 Miks News. All rights reserved.