Policia e Shtetit uron 112-vjetorin e Pavarësisë: 28 Nëntori na gjen krenarë

Policia e Shtetit ka uruar shqiptarët për festën e Pavarësisë. Në 112 vite shtet të pavarur, policia ka qenë një faktor i rëndësishëm shtetndërtues, thuhet në urim.

“Koha ka rrjedhur, vendi dhe flamuri mbeten betimi dhe zotimi më i vyer i punonjësve të Policisë së Shtetit.”

Në urimin e uniformave blu theksohet se Policia e Shtetit është krenare për atë që ka bërë dhe është e vetëdijshme se i detyrohet shqiptarëve më shumë punë, angazhim dhe sakrificë.

Urimi i Policisë së Shtetit 

“…Po Shqipëria do të rrojë;

Për të, për të, luftojmë ne.”

Përgjatë 112 viteve të shtetit të pavarur shqiptar, Policia e Shtetit ka qenë kontribuese kryesore që te shtetndërtimi, te imazhi i shtetit shqiptar, si dhe te besimi e shpresa e qytetarëve te ligji.

Koha ka rrjedhur, vendi dhe flamuri mbeten betimi dhe zotimi më i vyer i punonjësve të Policisë së Shtetit. Puna dhe sakrifica e tyre dhe e qindra Dëshmorëve të Policisë janë gdhendur me lavdi në historinë e Shqipërisë.

28 e 29 Nëntori na gjen krenarë për sa kemi bërë dhe të vetëdijshëm që Shqipërisë dhe shqiptarëve iu detyrohemi shumë më shumë, punë, angazhim, sakrificë, humanizëm dhe shërbim akoma  më cilësor.

Shteti, Policia dhe qytetarët janë simbioza ekzistenciale për të ardhmen e dëshiruar në vendin tonë.

Policia e Shtetit ju uron: Gëzuar festat e Nëntorit!

Copyright © 2025 Miks News. All rights reserved.