Policia e Kosovës ka shpallur në kërkim reperin shqiptar Noizy dhe Bahtjar Bajraktarin, pas përleshjes që ndodhi në një klub nate në Pejë.
Këngëtari do të hetohet për veprat penale përfshirje në dhunë si dhe i dyshuar për shkaktim të lëndimit trupor.
Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për kapjen e Noizyt dhe Bahtjar Bajraktarit.
Kujtojmë se Noizy, pak ditë më parë, u përfshi në një përleshje në Pejë me një grup tjetër. Ai së bashku me grupin e tij dyshohet të kenë rrahur TikTok-erin e njohur, Medi Iseni.
Njoftimi i policisë së Kosovës:
Policia e Kosovës – Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, bazuar në ligj për publikimin e fotos me shënime tjera të personit të kërkuar më autorizimin e Prokurorisë themelore nё Pejё, me qëllim lokalizimin dhe rrjedhimisht arrestimin e tyre, lëshon: Kërkesë për bashkëpunim me qytetarët. Personat e kërkuar janë: Rigels (Bashkim) RAJKU i lindur me 27.09.1986 nё Durrёs-Shqipёri dhe Bahtjar (Shasivar) BAJRAKTARI i lindur me 22.05.1992 nё Samadrexhё-Prizren. Tё pandehurit kërkohen për veprën penale: ‘ Lёndim i rёndё trupor’. Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personave të dyshuar në fotot e bashkangjitura, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor. Numrat e telefonit dhe adresat elektronike kontaktuese për të kontaktuar Policinë e Kosovës: 192 dhe 080019999 (pa pagesë) ; 039 432 327-Drejtoria Rajonale Pejë; E-mail adresa: info@kosovopolice.com