Pogradec/ Qeni i fqinjit sulmon 10-vjeçaren, e mitura përfundon në spital

Miks Albania

Një ngjarje e rëndë është regjistruar pasditen e sotme në Pogradec, ku një vajzë 10-vjeçare është sulmuar nga qeni i një fqinji në lagjen nr. 4, në hyrje të lagjes “Goricë”.

Sipas informacioneve paraprake, në momentin e ngjarjes në zonë kanë qenë dy vajza të mitura. Njëra prej tyre është sulmuar nga qeni, i cili e ka kafshuar dhe e ka tërhequr zvarrë për disa metra, duke i shkaktuar lëndime që kanë kërkuar ndërhyrje të menjëhershme mjekësore.

Banorët e lagjes bëjnë me dije se prania e këtij qeni ka qenë problematike prej kohësh, duke u kthyer në një shqetësim të vazhdueshëm për komunitetin. Sipas tyre, pavarësisht ankesave dhe apeleve të përsëritura, pronari i qenit nuk ka marrë masat e nevojshme për të shmangur rrezikun.

Ngjarja është referuar për procedim penal, ndërsa e mitura po merr ndihmën e nevojshme mjekësore në spitalin e Pogradec.

Copyright © 2026 Miks News. All rights reserved.