Një 47-vjeçar është arrestuar në flagrancë nga Policia e Pogradecit, pasi dyshohet se se ka tentuar të kryejë marrëdhënie seksuale me një 34-vjeçare.
Ka qenë vetë e reja që ka denoncuar rastin dhe uniformat blu bënë të mundur arrestimin e personit, e identifikuar me iniciale N.N.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Pogradec bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit N. N., 47 vjeç, pasi dyshohet se ka tentuar të kryejë marrëdhënie seksuale me një 34-vjeçare,”- njofton Policia.