Po punonte në autostradë, përplaset për vdekje shqiptari në Itali

Itali

Një shqiptar është shuar në një aksident teksa po punonte. Ngjarja ka ndodhur pasditen e së dielës në autostradën Milano-Genoa. Mësohet se viktima është një 62-vjeçar, identiteti i të cilit nuk është bërë ende me dije.

Ai ishte duke punuar, kur u përplas nga një makinë që drejtohej nga një 22-vjeçar. Menjëherë në vendin e ngjarjes shkuan ekipet e emergjencës, por për shqiptarin ishte vonë. Dëmtimet që kishte marrë ishin shumë të rënda.

Dinamika e qartë e aksidentit pritet të përcaktohet në ditët në vijim. Autoritetet po vijojnë hetimet. Ndërkohë mediat italiane raportojnë se në momentin e ngjarjes, dëshmitarë kanë qenë edhe kolegë të shqiptarit që po punonin bashkë me të.

Copyright © 2024 Miks News. All rights reserved.