Deputetja e Kosovës, Adriana Matoshi, po përballet me një sëmundje të re. Lajmin e ka bërë të ditur vetë deputetja përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, krahas së cilit ka shkuar: T’i gëzoj këto zemra të ligshta për s’vogli, e t’i shqetësoj shumë zemra të buta prej madhështie njerëzore duke ua dhënë lajmin që po përballem me një sëmundje të re.
Më tej, Matoshi shkruan se pavarësisht problemeve me shëndetin, ajo nuk ka lejuar që të zhvillojë vizita mjekësore në ditët kur ka pasur mbledhje në Kuvend dhe në komisionet ku ajo bën pjesë, teksa shton se prezencën e saj në këto institucione e ka bërë për të gjithë, por vetëm për veten jo.
“Nuk kam lejuar as vizita mjekësore për të zhvilluar në ditët kur kemi pas mbledhje në Kuvend e në komisionet ku jam përgjegjëse. Kam qenë prezente për të gjithë, veç për veten jo.”
Postimin rrëqethës, Matoshi e vazhdon duke thënë se shëndeti e tradhtoi sërish teksa tregon se do të kryejë një ndërhyrje kirurgjikale për shkak të problemit shëndetësor.
“Shëndeti më tradhtoi prapë. Krejt po mendoni që kjo është shenjë që duhet me e ulë ritmin e jetës, me i ulë angazhimet. Në këtë muaj të shenjtë, po i lë prapë fëmijët e mi, prindërit e mi, punën time, çdo angazhim të mundshëm, shoqninë që më duan. Edhe juve me maska. Krejt, e po e marr veç Zotin edhe lutjet e mia e të më të dashurve për një operim të radhës. Unë edhe sonte, po shtrihem në spital për me u kthy prapë. Unë po shkoj, për me u kthy.“
E me lutjen që muaji i shenjtë i Ramazanit, ta kthejë urrejtjen në dashuri, Matoshi e mbyll postimin me lutjet e saj që disa persona t’i gjejë më mirë se më parë.
“Ishalla ky muaj i shenjtë, urrejtjen ja ua kthen në dashuri. Unë po lutem me ju gjetë juve ma mirë se kurrë më parë!”
Kujtojmë se në Dhjetor të 2021, Adriana Matoshi iu nënshtrua një operacioni në tru.