Po patrullonte me mjetin e punës, polici aksidenton këmbësorin në Vlorë

Miks Albania

Një polic ka aksidentuar një këmbësor gjatë ditës së së sotme në Vlorë.

Ngjarja ka ndodhur në bulevardin “Ismail Qemali”, ku punonjësi i patrullës së përgjithshme E. B., duke drejtuar automjetin e Policisë, ka aksidentuar këmbësorin shtetasin F. Sh., i cili u transportua në spital jashtë rrezikut për jetën.

Në lidhje me rastin është njoftuar AMP, dhe në bashkëpunim me grupin hetimor po punohet për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Copyright © 2024 Miks News. All rights reserved.