Një 40-vjeçare ka rënë aksidentalisht nga kati i tretë i banesës së saj në Tiranë.
Uniformat blu bëjnë me dije se gruaja kishte qenë duke pastruar grilat e dritareve në momentin kur ka rënë.
40-vjeçarja është transportuar në spital ku po merr ndihmë mjeksore.
Njoftimi i Policisë
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 11.03.2023, rreth orës 09.20, në rrugën “Naci Nuci”, duke pastruar grilat e dritareve, aksidentalisht dyshohet se ka rënë nga kati i tretë i banesës, shtetasja A. P., 40 vjeçe. Si pasojë është dëmtuar dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.