Një 64 vjeçare nga Fieri ka ndërruar jetë, pasi u godit nga dashi, teksa po kulloste bagëtitë. Mësohet se ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme në fshatin Lalar, ku shtetasja me iniciale F. V., 64 vjeçe, është goditur nga një bagëti e imët, dash dhe për pasojë ka ndërruar jetë.
“Një grua ka ndërruar jetë në Fier pasi është goditur nga dashi. Sipas informacioneve zyrtare, në datë 11.01.2023, rreth orës 15:30, në fshatin Lalar, ka ndërruar jetë shtetasja F. V., 64 vjeçe, e cila është goditur nga një bagëti e imët (dash).”, njofton Policia.