Po kthehej nga Gjermania në atdhe për festat, humb jetën gjatë rrugës 57-vjeçari shqiptar

Një 57-vjeçar ka humbur jetën ndërsa udhëtonte drejt Kosovës. Sipas mediave vendase, Lulzim (Zenel) Shala jetonte në Gjermani dhe kishte zgjedhur që të kthehej në atdhe për kaluar pushimet, por ka ndërruar jetë papritur.

Kanë qenë familjarët e tij të cilët kanë bërë me dije ngjarjen.

“Sot me datën 25.12.2022 në moshën 57 vjeçare gjatë rrugës për në Kosovë ndërroj jetë papritmas Axha jonë i dashur Lulzim (Zenel) Shala.

Për ceremoninë e varrimit dhe hapjen e të pamës ju njoftojmë më vonë. Me pikëllim. Familja Shala nga Suhareka”, thuhet në njoftimin e familjes.

Copyright © 2024 Miks News. All rights reserved.