Një plagosje me thikë është regjistruar në një berberhane në lagjen “Pavarësia”, në zonën e njohur si “Aleksandria”, Vlorë.
I plagosuri, shtetasi M. Shaka, u transportua me urgjencë në spital me një plagë të thellë pranë zemrës.
Sipas mjekëve, ai ka mbërritur në gjendje koshiente dhe po i nënshtrohet trajtimit mjekësor.
Po ashtu, sipas burimeve të policisë së Vlorës bëhet me dije se konflikti ka nisur pas një debati verbal midis një klienti dhe kursantit që punonte në berberhane.
Më pas, klienti e ka goditur kursantin me thikë dhe është larguar menjëherë nga vendngjarja.
Policia ka rrethuar zonën dhe ka nisur hetimet. Autori është identifikuar dhe forcat blu janë në ndjekje për kapjen e tij. Ndërkohë, grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
