Plagosje me thikë në Durrës, lëndohen 3 persona

Një ngjarje e rëndë është regjistruar këtë të diel, rreth orës 13:20 në Spitallë të Durrësit.

Disa persona janë përfshirë në një konflikt, për motive të dobëta. Sipas njoftimit zyrtar, gjatë sherrit, janë plagosur me mjet prerës 3 persona, të cilët po marrin ndihmën mjekësore në spitalin e Durrësit.

Ndërkohë Policia ka shoqëruar në komisariat një 22 vjeçar.

“Rreth orës 13:20, në lagjen nr. 15, Spitallë, Durrës, për motive të dobëta janë konfliktuar disa shtetas. Gjatë konfliktit, janë dëmtuar me mjet prerës shtetasit M. D., 47 vjeç, A. D., 23 vjeç, dhe A. E., 46 vjeç, banues në Spitallë, Durrës, të cilët po marrin ndihmën mjekësore në spitalin e Durrësit.

Shërbimet e Policisë kanë shoqëruar shtetasin R. E., 22 vjeç.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet procedurale për sqarimin e plotë të rrethanave”, thuhet në njoftimin e policisë.

Copyright © 2026 Miks News. All rights reserved.