Një 27-vjeçar është plagosur me armë zjarri në zonën e “Freskut” në Tiranë.
Policia bën me dije se J.A. është paraqitur për ndihmë mjekësore në spital. Mësohet se i riu është qëlluar me një plumb teksa ishte duke udhëtuar me makinë.
“Rreth orës 19:10, është vetëparaqitur për ndihmë mjekësore në spital shtetasi J. A., rreth 27 vjeç, i cili dyshohet se është plagosur me armë zjarri në zonën e Freskut. Aktualisht, 27-vjeçari ndodhet nën kujdesin e mjekëve”, njofton policia.
Policia po heton për shkaqet e ngjarjes dhe identifikimin e autorëve.
