Gerald Hoxha, 29 vjeç ka mbetur i plagosur me armë zjarri mbrëmjen e djeshme në Tiranë. Autor i dyshuar i ngjarjes është 32-vjeçari Franci Canaj, i cili është shpallur në kërkim nga policia.
Sipas njoftimit të bluve të kryeqytetit. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Rrugën e Dibrës.
Shkak është bërë një konflikt për motive të dobëta.
Gerald Hoxha ka marrë ndihmë mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Policia vijon punën për lokalizimin dhe kapjen e autorit, si dhe për dokumentimin e plotë ligjor të kësaj ngjarjeje.