Plagosje e dyfishtë në Korçë, dy grupe personash dyshohet se u konfliktuan për makinat në lokal

Policia

Dy të plagosur në Korçë, njeri prej të cilëve me armë zjarri. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të kësaj të diele në vendin e quajtur “Trekëndëshi”, aty ku dy grupe personash janë përfshirë në një konflikt masiv.

Dy prej protagonistëve kanë mbetur të lënduar.

Igli Hoti nga kryeqyteti dhe Artan Qeshori nga Korça janë të plagosurit, të cilët janë dërguar në spitalin e Traumës në Tiranë për mjekim më të specializuar.

Burimet bëjnë me dije se ata janë jashte rrezikut për jetën. Sipas policisë sherri mes tyre ka nisur fillimisht në një lokal me muzikë live në periferi të qytetit të Korçës për të vazhduar më tej në zonën e quajtur “Trekëndëshi”. Aty ku persona të shumtw jane përfshirë në konflikt.

Nga hetimet e para rezulton se motivet e krimit janë të dobëta. Dyshohet se ata janë konfliktuar për rradhën e kalimit të makinave nga parkimi I lokalit. pasi kanë shkëmbyer fyerje, ata janë ritakuar në vendin e quajtur trekjëndëshi, kiu njëri prej tyre ka qëlluar me pistoletë.

Policia bën me dije se ka shoqëruar në komisariat dhe po merren në pyetje disa persona.

Copyright © 2024 Miks News. All rights reserved.