Plagosja e rëndë e policit, qeveria greke mbyll stadiumet

Qeveria greke ka marrë masa të reja kundër dhunës së tifozëve. Një polic 31-vjeçar u plagos pas ndeshjes së volejbollit midis Panathinaikosit dhe Olympiacosit. Polici u plagos rëndë gjatë përleshjes së madhe midis grupimeve ultras të dy skuadrave të njohura greke.

Qindra tifozë janë arrestuar, ndërkohë që qeveria ka vendosur të mbyllë stadiumet për një periudhë 2-mujore.

Masa është shtrirë në duelet e Superligës, si edhe takimet e skuadrave të dyta, por edhe në turnetë europiane.
Olympiacos pret Backa Topola në Pire të enjten dhe dueli i Europa League do të zhvillohet me dyer të mbyllura.

Copyright © 2024 Miks News. All rights reserved.