Plagosja e kryebashkiakut të Divjakës dhe shoferit të tij/ Balla: Të dy i’u nënshtruan operacionit, janë jashtë rrezikut për jetën

Drejtuesi politik i Fierit Taulant Balla, i shoqëruar nga kryebashkiaku i këtij qyteti Armando Subashi dhe kryebashkiakja e Lushnjës Eriselda Sefa kanë vizituar në spital Fredi Kokoneshin dhe shoferin e tij, të cilët u plagosën me thikë.

Për mediat, Balla tha se kjo është një ngjarje e rëndë, ndërsa shtoi se të dy i’u nënshtruan operacionit.

Ai tha se produkt i këtyre ngjarjeve janë ndasitë dhe përçarjet që janë krijuar mes qytetarëve.

“Ngjarja është shumë e rëndë. Shpresoj që edhe kolegu ynë edhe bashkëpunërtori i tij i ngushtë, t’ia hedhin kësaj gjendje të vështirë. Sipas mjekëvetë dy janë u janë nënshtruar ndërhyrjeve kirurgjikale dhe shpresoj që gjithçka të shkoj mirë për të dy. Është një ngjarje tepër e rëndë që më vjen keq ta them, është produkt i kësaj ndasisë që mbillet çdo ditë. Shpresoj që çdo qytetar shqiptar ta kuptojë që në këto ditë të vështira lufte të jemi të bashkuar dhe jo të ndarë”, tha Balla.

Më tej tha se të dy ata janë duke luftuar me jetën.
I pyetur nëse ngjarja ka ardhur si rrjedhojë e heqjes nga puna e autorit si specialist IT në bashki, Ballak tha:

“Ju mediat keni një huq shumë të keq. Edhe kur ka fatkeqësi ju e çoni gjuhën mbrapsht. Lëni policinë dhe drejtësinë të bëjnë punën e vet, sepse t’I marrësh jetën tjetrit nuk ta justifikon për asnjë gjë. Dy persona sot luftojnë për jetën. Unë nuk e di kush është arsyeja. Unë di që një I çmendur ka marrë thikën, ka dalë nga shtëpia dhe ka shkuar të godasë. Burimi I kësaj ndasie dhe urrejtje duhet të ndalet. Mjaft më duke vrarë njëri-tjetrin”.

Copyright © 2024 Miks News. All rights reserved.