Plagosi 15-vjeçarin në një piceri në Tiranë, arrestohet autori

Policia

Është arrestuar 21-vjeçari Aldi neziri, autori i dyshuar i plagosjes së 15-vjeçarit në një piceëri në lagjen “Ali demi” në Tiranë dy ditë më parë.

Kanë qenë forcat e policisë së komisariatit numër 1 të cilët kanë vënë në pranga 21-vjeçarin, e akuzuar për plagosje e rëndë me dashje dhe armëmbajtje pa leje.

Ndërkohë, i mituri që mbeti i plagosur vijon të marrë trajtim mjekësor në spitalin e Traumës, edhe pse ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Copyright © 2025 Miks News. All rights reserved.