Një plagosje me thikë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Kavajë. Mësohet se personi që ka mbetur i plagosur ka marrë një goditje në krahë.
Ai është transportuar drejt spitalit të Durrësit, ndërsa policia po punon për zbardhjen e ngjarjes.
“Rreth orës 10:30, në lagjen nr. 5 Kavajë, dyshohet se shtetasi, 55 vjeç, gjatë një konflikti për motive të dobëta, me një shtetas të pa njohur, ka mbetur i dëmtuar me thikë dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Menjëherë, shërbimet e Policisë kanë mbërritur në vendngjarje dhe po bëjnë krehjen e zonës për identifikimin dhe kapjen e autorit”, njofton policia.