Një plagosje me thikë është regjistruar mbrëmjen e kësaj të marte në qytetin e Korçës.
Sipas njoftimit zyrtar, i plagosur ka mbetur një 40-vjeçar. 40-vjeçari, Ergyst Shtylla ishte paraqitur në spital për ndihmë mjekësore. “Rreth orës 20:15, shtetasi E. Sh. 40 vjeç, ka shkuar në spital për ndihmë mjekësore, dyshohet i dëmtuar me mjet prerës, thikë nga një shtetas ende i pa indetifikuar.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit”, thuhet në njoftim.