Plagoset me armë zjarri një person në Vlorë

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar këtë të hënë në qytetin bregdetar të Vlorës, në zonën e ish-Kombinatit të peshkut.

Nga të dhënat paraprake raportohet se një 33-vjeçar ka mbetur i lënduar si pasojë e ngjarjes.

Rrethanat e kësaj ngjarje momentalisht janë të paqarta. 33-vjeçari Tonin Ramaj mësohet se ka mbetur i plagosur në këmbë. Ai është dërguar drejt spitalit dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Në vendin e ngjarjes ndodhen forcat e policisë, të cilat kanë rrethuar zonën dhe po punojnë për kapjen e autorit.

Policia pritet të japë njoftim zyrtar mbi atë ç’ka ka ndodhur.

Copyright © 2024 Miks News. All rights reserved.