Plagoset me armë 37-vjeçari në Berat, policia jep detajet

Një 37-vjeçar me iniciale F.T (Xh) ka mbërritur në spitalin e qytetit të beratit, rreth orës 00:55 të kësaj të diele për të marrë ndihmë mjekësore.

Sipas policisë, i riu është plagosur me armë zjarri në rrethana ende të paqarta, në hyrje të qytetit.

37-vjeçari ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

“Rreth orës 00:55, është dërguar në spital për ndihmë mjekësore shtetasi F. T. (Xh)., 37 vjeç, banues në Berat, i plagosur me armë zjarri në rrethana ende të paqarta, në hyrje të qytetit.

37-vjeçari ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Menjëherë është ngritur grupi hetimor dhe, nën drejtimin e Prokurorisë, vijojnë intensivisht hetimet për zbardhjen e rrethanave dhe sigurimin e provave, me qëllim dokumentimin ligjor të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve”, njofton policia.

Copyright © 2026 Miks News. All rights reserved.