Një 13-vjeçar ka mbetur i plagosur në Tiranë, pasi ishte duke luajtur me një shok në oborrin e shkollës “1 Qershori.
I mituri është plagosur me mjet të mprehtë, teksa nuk dihen ende rrethanat e ngjarjes.
I plagosuri ndodhet jashtë rrezikut për jetën, teksa bashkëmoshatari i tij është shoqëruar në komisariat në praninë e prindërve.
“Më datë 11.01.2024, në oborrin e shkollës “1 Qershori”, duke luajtur me një bashkëmashatar, është dëmtuar, dyshohet me mjet të mprehtë, një 13-vjeçar, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
13-vjeçari tjetër është shoqëruar në komisariat, në praninë e prindërve, për sqarime të mëtejshme”, njofton policia.