Pësoi hemorragji cerebrale, ndërron jetë në moshën 76-vjeçare poeti i njohur shqiptar Agim Doçi

miksnews.al

Agim Doçi u shtrua në spital më 22 qershor në gjendje të rëndë shëndetësore.

QSUT tha se poeti kishte pësuar ishemi cerebrale.

Fatkeqësisht ai nuk ka arritur t’ia dalë duke mbyllur sytë përgjithmonë mëngjesin e sotëm.

Jeta e poetit

Agim Doçi ka lindur më 9 maj 1948. Është një poet dhe autor këngësh shumë i njohur shqiptar.

Ēshtë arsimuar në Shkodër deri në gjimnaz dhe ka vazhduar më pas studimet e larta në Universitetin Shtetëror të Tiranës në Fakultetin e Inxhinierisë Elektrike.

Ka punuar si inxhinier në Montimet Industriale duke marrë pjesë në shumë objekte të rëndësishme si Fabrika çimentosh, Metalurgjik, Superfosfat Laç, Poligrafik Tiranë etj. Në vitet e fundit të ’80 ka punuar pranë Kombinatit të Drurit “Misto Mame” si kryeinxhinier për energjinë. Në 1989 dënohet duke u caktuar të punojë me tre turne në fabriken e letër-kartonit. Përfshihet në lëvizjet e dhjetorit 1990.

Ēshtë autor i shumë teksteve të këngëve shqipëtare, fituesi i mbi 50 çmimeve, ndër to dhe dy herë perfaqësues me tekstet e tij në Eurovizion. Veçohet bashkëpunimi me kompozitorin Edmond Zhulali në shumë këngë të festivaleve në Shqipëri dhe me mbi 100 këngë për luftën e Kosovës. Mund të përmenden kënge shumë të njohura si “Marrshi i UCK-së”, “A vritet pafajsia”.

Ka botuar disa libra me poezi si ‘Hajde dru me pre’, ‘Rrëzuar mbi vetminë’, ‘Rituali i kryqëzimit’.

Copyright © 2024 Miks News. All rights reserved.