Pësoi arrest kardiak në autostradën Tiranë-Durrës, humb jetën oficeri i policisë

Efektivi i Policisë së Shtetit, Eduart Biba ka ndërruar jetë në moshën 45-vjeçare.

Sipas miqve të tij, Biba ka pësuar arrest kardiak teksa ishte duke udhëtuar në autostradën Tiranë-Durrës. Të njëjtin fakt, konfirmon edhe policia në njoftimin e saj zyrtar.

Shtetasi E. B., 45 vjeç, dyshohet se ka pësuar arrest kardiak gjatë drejtimit të automjetit, në autostradën “Tiranë-Durrës” dhe si pasojë ka humbur jetën”, njofton policia.

Copyright © 2026 Miks News. All rights reserved.