Pesë vjet burg dhe ndalim nga postet publike për Le Pen

Prokurori i Parisit ka kërkuar një dënim me pesë vjet burg dhe pesë vjet ndalim nga postet publike për lideren e ekstremit të djathtë Marine Le Pen. 

Ndaj Le Pen është kërkuar gjithashtu edhe një gjobë prej 300,000 € për politikanen e ekstremit të djathtë. Nëse jepet, kjo do të përjashtonte Le Pen nga kandidimi në zgjedhjet presidenciale të Francës në vitin 2027 edhe nëse ajo apelon kundër vendimit. 

“Kam vënë në dukje se prokuroria është jashtëzakonisht e ashpër në kërkesat e saj, veçanërisht me kërkesën për ekzekutim të përkohshëm, të cilën ajo dëshiron t’ua imponojë të gjithëve që ndiqen penalisht,” u tha Le Pen gazetarëve ndërsa po largohej nga gjykata. 

Le Pen, vetë partia e Tubimi Kombëtar si dhe 24 të tjerë zyrtarë punonjës, ish-deputetë dhe asistentë parlamentar akuzohen për përdorimin e parave të Parlamentit Evropian për të paguar stafin në Francë që punonte për partinë e tyre.  

Ata kanë mohuar akuzat, duke thënë se paratë janë përdorur në mënyrë legjitime. Parlamenti Evropian e ka vlerësuar dëmin nga ky përvetësim deri në 3.5 milionë Euro. Gjyqi do të zgjasë deri më 27 Nëntor. 

Copyright © 2024 Miks News. All rights reserved.