Një përqafim dhe një moment intim mes CEO-së së kompanisë së inteligjencës artificiale Astronomer, Andy Byron, dhe shefes së burimeve njerëzore, Christine Cabot, gjatë një koncerti të Coldplay në Boston, ka shkaktuar stuhi në rrjetet sociale.
Videoja, që u kap nga “kiss cam” dhe u bë virale me miliona shikime, u interpretua si provë e një lidhjeje jashtëmartesore.
Pas publikimit të pamjeve, bashkëshortja e Byron, Megan Kerrigan Byron, hoqi mbiemrin e saj nga rrjetet sociale dhe më pas fshiu të gjitha llogaritë. Sipas mediave britanike, divorci është i pashmangshëm dhe mund t’i kushtojë drejtuesit të kompanisë deri në 30 milionë paund, pasi pasuria e tij personale kap vlerën e 60 milionëve.
Ndërkohë, bordi drejtues i Astronomer ka nisur një hetim të brendshëm për të vlerësuar nëse marrëdhënia me një punonjëse të nivelit të lartë përbën shkelje të etikës dhe rrezik për reputacionin e kompanisë.
Në lojë janë edhe aksionet që Byron zotëron, rreth 5% e vlerës së kompanisë, që kap shifrën e 50 milionë paund.
Rasti ka ngjallur reagime të ashpra publike, me shumicën që shprehin mbështetje për bashkëshorten e tradhtuar.
