Përplasja e trenave në Greqi/ Gjendet e vdekur 23 vjeçarja shqiptare

Një 23-vjeçare shqiptare e identifikuar si Ifigenia Micka është një ndër viktimat e aksidentit tragjik të ndodhur në Greqi, ku u përplasën dy trena.

E reja, e cila ishte mes të zhdukurve pas aksidentit të trenit në Tempe, siç njoftoi më herët avokati i familjes së saj, u identifikua përmes analizës së ADN-së.

Kujtohet se të afërmit e 23-vjeçares po e kërkonin përmes rrjeteve sociale.

“Fatkeqësisht, 23-vjeçarja fatkeqe, Ifigenia, ka vdekur pasi trupi i saj u identifikua së fundmi me metodën e ADN-së. Paç parajsën”, tha avokati i familjes së saj në rrjetet socilae.

Ndërkohë, po bëhen përpjekje nga miqtë dhe të afërmit për të gjetur të dashurit e zhdukur pas përplasjes vdekjeprurëse të dy trenave në Tempe mbrëmjen e së martës, teksa numri i personave që ka ndërruar jetë ka arritur në 57.

Copyright © 2024 Miks News. All rights reserved.