Përplasja e fortë mes vajzave të BB VIP/ Ermiona i kthehet keq Oltës: Ulu nëse ke b**ë

Ermiona Lekbello qëndroi deri në fund pa qeshur gjatë lojës “Qesh mirë kush qesh i fundit” dhe si pasojë u shpall fituese.

Por gjatë kësaj loje ku duhej të kishte vetëm të qeshura, nuk kanë munguar as debatet. Ermiona u përfshi në një debat me Olta Gixharin. Ajo i kërkoi aktores që të ulej, pasi nuk po e bënte për të qeshur.

Por Olta e kundërshtoi menjëherë. Kjo e fundit e pyeti Ermionën se mos ka diçka personale me të, por Jona i bëri të ditur se nuk ka asgjë.

Ermiona vijoi duke i thënë se nuk mund ta intimidojë, siç ka bërë me banorët e tjerë të shtëpisë.

Biseda mes vajzave:

Ermiona: Vazhdo dhe bëjë meqë je kaq burrneshë si gjithmonë. Unë nuk jam, jam femër.

Olta: E ke marrë personale me mua?

Ermiona: Jo nuk e kam marrë, e kam marrë se nuk më bën për të qeshur. Olta ulu dhe vazhdo lojën, boll me llafollogjirat e tua, se janë teatro kukullash. Ej, strategjitë e lojës i bëj si të më ketë qefi mua, Olta, nuk ke ardhur ti të më tregosh mua se si të bëj lojën time. Kështu që ulu nëse ke b*thë. Nuk më ka intimiduar njeri mua. Jam Ermiona Lekbello unë. Unë po të dua ta heq lojën. Po i rre menja shumë, se e kam kaluar duke qeshur. Vazhdo lojën e ndershme. Ulu dhe bëj lojën e ndershme.

Copyright © 2024 Miks News. All rights reserved.