Përplasen makinat në Milot-Rrëshen, gjashtë të plagosur nga aksidenti në rrugën e Kombit

Miks Albania

Një aksident i rëndë është shënuar paraditen e kësaj të shtune në rrugën e Kombit. Ngjarja ka ndodhur në segmentin Milot-Rrëshen në afërsi të Urës me Harqe.

Dy automjete, një fuoristradë dhe një autoveturë, janë përplasur me njëri-tjetrin. Si pasojë gjashtë persona kanë mbetur të plagosur mes tyre katër gra të cilat ndodheshin në autoveturë.

Sipas informacioneve paraprake të plagosurat po udhëtonin nga Kosova.

Siç shihet dhe nga pamjet përplasja e mjeteve kokë më kokë ka qenë e fortë.

Shkak i aksidentit dyshohet të jetë bërë shpejtësia e lartë dhe parakalimi i gabuar.

Copyright © 2025 Miks News. All rights reserved.