Përplasen fizikisht në Kuvend, Dash Sula godet me dosje Kreshnik Çollakun

Deputetë e PD, Dashnor Sula dhe Kreshnik Çollaku janë përplasur verbalisht dhe fizikisht brenda ambienteve të Kuvendit.

Dy deputetët shihen teksa debatojnë me një fjalor të papërshtatshëm në korridorin e Kuvendit, ndërsa në një moment Sula e godet Çollakun me dosjen që mbante në dorë.

Oficeri i gardës shihet të ndërhyjë për të shuar përplasjen mes dy deputetëve ndërsa Çollaku dëgjohet të thotë se do ta padisë penalisht Sulën.

Nuk dihet cili ishte shkaku i debatit mes dy demokratëve, njëri mbështetës i grupit të Gazment Bardhit dhe tjetri mbështetës i Lulzim Bashës.

Copyright © 2025 Miks News. All rights reserved.