Përplasen dy makina në Vlorë, dy të lënduar

Miks Albania

Një aksident automobilistik ka ndodhur mëngjesin e kësaj të  hëne në rrugën që lidh Vlorën me Selenicën.

Burime nga policia bëjnë me dije se pranë fshatit Alikokë janë përplasur dy makina. Shkak mendohet të ketë qenë shpejtësia, por edhe prezenca e lagështisë në rrugë.

Si rrjedhojë e aksidentit, ka mbetur e lënduar një vajzë, e cila është dërguar me urgjencë në spitalin e Vlorës  për ndihmë mjekësore. I lënduar ka mbetur edhe një person tjetër.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

Copyright © 2026 Miks News. All rights reserved.