Përmbytje të mëdha në veri të Italisë, dy viktima dhe një i zhdukur

Të paktën dy persona kanë humbur jetën dhe një tjetër rezulton i zhdukur, nga stuhia dhe përmbytjet që goditën Italinë.

Sipas medieve italiane, një i moshuar ka humbur jetën kur lumi Senio ka dalë nga shtrati, nga reshjet e dendura të shiut në qytetin Castel Bolognese, në provincën e Ravenës.

Një tjetër person ka mbetur i vdekur nga shembja e një shtëpie në qytetin e Fontanelice pranë Bolonjës, pas një rrëshqitjeje dheu dhe një person është zhdukur.

Përmbytje kanë ndodhur edhe në Faenza për shkak të depërtimit të brigjeve të lumit Lamona, gjatë së cilës disa shtëpi janë evakuuar si masë paraprake.

Copyright © 2024 Miks News. All rights reserved.