Përmbyset furgoni me pasagjerë në aksin Fier-Levan, shoferi dërgohet në spital

Miks Albania

Një furgon pasagjerësh është përmbysur pak minuta më parë në aksin rrugor Fier-Levan. Sipas burimeve nga policia, në automjet ndodhej vetëm drejtuesi i mjetit, i cili dyshohet se ka humbur kontrollin për shkak të lagështirës në rrugë.

Shoferi është transportuar menjëherë në Spitalin Rajonal të Fierit për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore. Ndërkohë, policia ndodhet në vendngjarje për të kryer veprimet procedurale dhe për të rregulluar qarkullimin e automjeteve në këtë segment.

Gjendja e drejtuesit të mjetit dhe rrethanat e sakta të aksidentit pritet të sqarohen në vijim nga grupi hetimor.

Copyright © 2025 Miks News. All rights reserved.