Përkeqësimi i motit/ Pezullohet lundrimi i anijeve të vogla dhe trageteve në Vlorë

Moti i përkeqësuar, i karakterizuar nga era e fortë  në Vlorë, ka sjellë pezullim të lundrimit për një pjesë të mjeteve detare.Sipas kapitenerisë së portit të Vlorës , era është në forcën deri 7bft,me shpejtësi deri 20m/s dhe lartësi dallge deri 3 m brenda gjirit të Vlorësdhe 2.50 deri 3.50 m jashtë gjirit të Vlorës. Prandaj Kapiteneria u ka dhënë  urdhër  të gjitha mjeteve lundruese të vogla, peshkarexhave, mjeteve  turistike të mos dalin në det.

Po ashtu  konfirmohet se këtë të premte pezullohet lundrimi edhe për tragetin e linjës Vlorë- Brindisi pasi  gjatë pasdites pritet që forca e erës të shtohet duke sjellë keshtu edhe pezullim të lundrimit të tragetit në linjën me Italinë. Pezullimi për  anijet e peshkimit dhe mjetet e vogla lundruese  do të mbetet i tillë  deri mëngjesin e së  dielës.

Ndërkohë që tragetet e linjës Vlorë Brindisi, por dhe anijet e transportit ndërkombëtar do të vijojnë lundrimin normalisht.

Përmirësimi i situatës hidrometeorologjike të përkeqësuar në gjirin e Vlorës dhe jashtë saj për mjetet e vogla lundruese dhe të peshkimit do të jetë mbas orës 12:00 të datës 24.10.2023.

Copyright © 2024 Miks News. All rights reserved.