Përjashtohet 10 ditë nga Kuvendi?/ Paloka: Nuk kemi qenë të dehur, por të revoltuar.

Seanca maratonë e Kuvendit, e cila prej dy ditësh u zhvillua dhe u konkludua me miratimin e buxhetit të vitit 2023 është shoqëruar me kritika, ofendime por dhe incidente.

Së fundmi dy deputetët demokratë, i kanë kujtuar Ramës se nuk mund të flas me gjuhë rrugaçi ndaj deputetëve të opozitës njësoj siç ka bërë një ditë më parë kur i konsideroi “bedela”, “llaxore”, “të pafytyrë”, teksa si kundërpërgjigje ka ardhur përjashtimi i Edi Palokës dhe Bujar Leskajt nga Parlamenti.

Në një përgjigje për mediat, Edi Paloka deklaroi se nuk ka qenë aspak i dehur siç deklarojnë socialistët por ka dashur të çoj në vend nderin e deputetëve demokrat.

“Absolutisht nuk kemi qenë të dehur. Por kemi qenë të revoltuar absolutisht po. Unë nuk isha në seancën e ditës së mërkurë, kur Edi Rama përdori një gjuhë rrugaçi në Parlament, ndaj kolegëve të mi parlamentarë. Sot kur ai hyri në seancë për votimin, thjesht gjeta mundësinë t’i kujtoja kush ka qenë dhe kush është. Mbase nga ata deputetë që janë në Parlament, e njoh pak më shumë Edi Ramën që kur ka qenë i ri dhe nuk mund t’i lejoj vetës dhe demokratëve të na fyej një njeri si ai. Është më minimalja që mund të bëj për demokratët të çoj nderin dhe dinjitetin e tyre në vend”, shprehet Paloka.

Copyright © 2024 Miks News. All rights reserved.