Në orët e para të mëngjesit grupi palestinez Hamas filloi një sulm kundër Izraelit nga Rripi i Gazës, nga toka dhe nga ajri. Deri tani raportohet për 22 viktima dhe rreth 500 të plagosur.
Në imazhet e siguruara shihen se si kalimtarët janë vrarë pa dallim nga grupi i militantëve nga Gaza. Raketat mund të shihen duke u futur në qytetet izraelite, duke shkatërruar ndërtesat dhe automjetet në rrrugë.
Sulmi i sotëm është më seriozi që nga lufta 10-ditore midis Izraelit dhe Hamasit në vitin 2021, mediat izraelite raportuan përleshje midis grupeve militante palestineze dhe forcave të sigurisë në qytete në jug të Izraelit.