Përfshihet nga flakët në autostradën Tiranë-Durrës makina që transporton para

Makina e një kompanie private që transporton para, është përfshirë nga flakët mëngjesin e sotëm në autostradën Tiranë-Durrës. Mësohet se mjeti ka marrë flakë në pjesën e përparme, nga ana e shoferit dhe e pasagjerit.

Fatmirësisht nuk raportohet për të lënduar, ndërsa Policia dhe forcat zjarrfiëkse mbërritën menjëherë në vendngjarje, ku këta të fundit bënë të mundur shuarjen e flakëve.

Bëhet me dije se në momentin që mjeti mori flakë, nuk kishte para, ndërsa dyshohet se shkak i zjarrit është bërë një defekt teknik.

Copyright © 2024 Miks News. All rights reserved.